Meksikani që po mashtron shqiptarët me shitjen e makinave
Të blesh online është një lehtësi e madhe sot, por po me kaq lehtësi edhe mund të të vjedhin. Dhjetëra shqiptarë kanë rënë pre e një mashtruesi ndërkombëtar, që me gjasë është një meksikan, i cili ofron makina në një kompani të tregtimit online. Por që pas pagesës, klientit nuk i përgjigjet më askush. Dhjetëra qytetarë shqiptarë po bien pre e mashtrimeve nga kompani fantazmë, që ofrojnë shitjen e automjeteve online nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. I tillë është dhe rasti i kompanisë autobrandnet.com , viktimë e së cilës kanë rënë shumë qytetarë, kryesisht nga Tirana dhe Durrësi, vetëm gjatë muajve të fundit Gusht – Shtator. “Njerëzit hyjnë në website autobrandnet.com kërkojnë të blejnë një makinë, bëjnë pagesë bankare nëpërmjet dokumenteve dhe makina nuk ju vjen. Është një shtetas meksikan, që fshihet pas këtij website”. Alban Kosova, ekspert teknologjie na shpjegon rastin e një qytetari nga Tirana, që në Gusht u mashtrua për blerjen e një mjeti Vo...